Arrestohen dy pjesëtarë të një familje në Gjilan, u rrahën mes vete!
Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Gjilan, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare ka filluar rrahja në mes tyre.
Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka marrë tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/