75 Mall Live Search
11:46 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kanosen me armë tre persona në Prishtinë

Tre persona kanë njoftuar Policinë e Kosovës  se janë kanosur nga dy persona të panjohur, ku njëri prej të dyshuarve e kishte nxjerrë një revole dhe ua kishte drejtuar viktimave.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë larguar me një automjet në drejtim të panjohur, nuk raportohet për të lënduar, rasti mbetet nën hetime nga njësitë hetimore./Indeksonline/