Shi i madh në kryeqytet, vërshime në disa lagje
Reshjet e shiut që ranë pasditen e sotme në Prishtinë, u kanë shkaktuar telashe banorëve të disa lagjeve.
Rruga lidhëse e qendrës me Parkun e Gërmisë është thuajse e gjitha e bllokuar si pasojë e vërshimeve.
Madje në rrugën “Azem Bejta” që lidh lagjen “Tokbahçe” me “Kolovica” edhe ujërat e zeza kanë filluar të dalin në sipërfaqe.
Në videot e siguruara nga Indeksonline shihen fëmijë të cilët kanë vështirësi të kalojnë këto anë dhe vetura që mezi lëvizin.
Vërshime të mëdha dje pati edhe në Rahovec ku qyteti me fshatra u mbuluan nga uji./Indeksonline/