Hajnat vjedhin shpezë në Gjilan
Një qytetar nga Gjilani ka informuar Policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur disa shpezë dhe i kanë dëmtuar rrethojën.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, raporton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Kjo vepër është klasifikuar si ‘vjedhje e rëndë’./Indeksonline/