Vuçiq ‘viktimizohet’, fajin për dështimin e Samitit të Parisit ua hedh shqiptarëve
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq , mundohet të lë fajtor palën kosovare rreth dialogut sa herë që i jepet mundësia.
Kështu ka vepruar edhe karshi dështimit të Samitit të Parisit, që u shty, transmeton Indeksonline.
Ai në mediat serbe tha se nuk është i befasuar që samiti u shty pasi që kishte pasur informacione më herët.
Vuçiq ua hodhi fajin palës kosovare. Ai tha se Prishtina nuk dëshiroj që ky takim të realizohet.
“E kam ditur, sepse kam biseduar me njerëzit që po përgatitin një takim dhe e dija që shqiptarët nuk donin asgjë dhe pastaj nuk do të kishin një mosmarrëveshje tjetër duke mos dashur të përsërisin Berlinin.”, tha Vuçiq.
Samiti i Parisit ishte planifikuar të mbahet me 1 korrik, por sot u lajmërua që do të shtyhet./Indeksonline/