75 Mall Live Search
20:13 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

I biri merr vëmendjen, ia rrëmben mikrofonin Edi Ramës në mes të intervistës!

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda ishin mbrëmë në Butrint për të qenë krah Nicolas Sarcozy-së në shkallët e amfiteatrit të Butrintit, ku u mbajt koncerti live i Carla Bruni-t.

Por këtë herë lideri i vendit kishte zgjedhur të merrte me vete edhe të birin Zaho, siç tregoi edhe në një video në Instagram, të shoqëruar me një ikonë me sytë me zemra.

View this post on Instagram

?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Pas përfundimit të koncertit, një prej gazetareve iu afrua Edi Ramës për t’i marrë atij një përshtypje mbi koncertin, mirëpo këtu ndodhi ajo që nuk pritej.

E teksa i ati përpiqet të flasë, Zaho ia rrëmben gazetares mikrofonin (video min 21) nga dora duke e ndërprerë kështu intervistën e të atit.