75 Mall Live Search
20:56 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gërguri: Kosova me këta sportistë e artistë nuk po lë derë pa hapur!

Komandant i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri ka komentuar fitoren e xhudistës Majlinda Kelmendit në Minsk të Bjellorusisë.

Në një postim në Facebook, Gërguri ka shkruar se Kosova ka shumë talente që kanë dhënë shumë për vendin në mbarë botën, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, pos artistëve e sportistëve, kontribut kanë dhënë edhe gjeneratat që luftuan e dhanë jetën për liri.

Më poshtë postimi i Gërgurit pa ndërhyrje:

Kosova shtet i fitoreve!

Kosova edhe pse shtet i vogël, por me një të ardhme të ndritur, që ia premtojnë vajzat dhe djemtë e këtij vendi!

Të rinjtë e te rejat tona, edhe ata që janë rritur jashtë Kosovës, po na bëjnë krenarë çdoherë, me sukseset e tyre, te arriturat e tyre!

Edhe sot, si çdoherë tjetër Majlinda dhe shokët e saj e çuan emrin e Kosovës në majat më të larta në çdo garë ndërkombetare, si shteti i fitoreve. Ata bënë që për këtë vend të vogël, të dëgjojë gjithë bota!

Kosova ka treguar se ka shumë talentë, dhe ka dëshmuar qe mund të rënditet krah shteteve më të forta në botë, dhe me këta sportistë e artistë nuk po lë derë pa hapur!

Por, jo vetëm në sport por edhe me art/kulturë, shkencë, e çdo fushë tjetër, Kosova po i jep botës pafund njerëz shumë të suksesshëm. Edhe pse, fati jo çdoherë ishte në anën tonë, ne prapë nuk u dorëzuam, gjenerata të tëra luftuan dhe dhanë jetën që një ditë Kosova të vij, këtu ku është sot!

E neve na mbetet që mos t’i harrojmë detyrat dhe pergjegjësitë që i kemi për vendin tonë, dhe fëmijëve që janë e ardhmja e këtij vendi, të mos lodhemi e të vazhdojmë të punojmë fort, me krenari dhe nder edhe më tutje, pa u ndalur!

Falenderues ndaj këtyre të rinjëve, të cilët po japin shumë për neve dhe po na bëjnë krenarë çdo ditë!

Sporti dhe kultura, janë përtej bindjeve fetare, politike, dhe hapin çdo derë..duke u bazuar në këto, Kosova shumë shpejt do të bëhet një nga vendet më të suksesshme në botë!

Krenar me vendin tim, dhe të rinjtë e tij. /Indeksonline/