Donald Trump i dërgon ‘letër të shkëlqyeshme’ Kim Jong Un-it
Kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka marrë një letër personale nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
Udhëheqësi i Koresë Veriore e vlerëson këtë letër si ‘të shkëlqyeshme’ dhe tha se do të konsideronte seriozisht përmbajtjen e saj, thotë agjencia e lajmeve KCNA.
Po ashtu, ai e vlerësoi guximin e jashtëzakonshëm të Trump.
Më parë këtë muaj, presidenti i ShBA-ve kishte treguar se një letër e bukur i ishte dërguar atij nga udhëheqësi i Koresë së Veriut.
Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar se si ka ardhur letra.
Letra është zhvillim i madh midis dy vendeve, duke e parë që bisedimet mes ShBA-ve dhe Koresë së Veriut janë ndaluar./Indeksonline/