Akil Gjakova e mposht bjellorusin në shtëpinë e vetë
Xhudo vazhdon të sjellë lajme të mira nga Lojërat Evropiane, Minsk 2019 që po zhvillohen në Bjellorusi.
Xhudisti Akil Gjakova e ka fituar luftën e parë kundër bjellorusit Vadzim Shoka.
Pas këtij triumfi Gjakova e ka siguruar plasmanin në 1/8-tën e finales ku do të ballafaqohet me grekun Georgios Azoidis.
Xhudisti kosovar që po garon në kategorinë deri në -73kg llogaritet favorit për të fituar një nga medaljet. /Indeksonline/