75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takon 44 luftëtarët e UÇK-së nga radhët e komunitetit egjiptian

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj bashkë me deputetin, Veton Berisha dhe komandantin, Avdyl Mushkolaj kanë takuar një grup të luftëtarëve nga radhët e komunitetit egjiptian të cilët i takuan Brigadës 131 të UÇK-së.

Haradinaj me këtë rast i uroi 44 luftëtarëve edhe 24 qershorin, Ditën e Komunitetit Egjiptas në kuadër të javës së tyre, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në luftën e fundit në radhët e UÇK-së në Brigaden 131 ishin edhe 44 luftetarë të cilët i takuam së bashku me deputetin Veton Berisha dhe komandant Avdyl Mushkolaj.
Ju uruam 24 Qeshorin, Ditën e Komunitetit Egjiptas në kuadër të javës së tyre.
Deputeti Berisha i nderoi me mirënjohje të gjithë veteranët prezent.
Kjo dëshmon të vërtetën tonë të madhe se si populli i Kosovës u bashkua kundër regjimit serb.
DH