Promovohet pulla postare dhe emblema e Konferencës së Parisit
Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe Instituti për Studime Shqiptare e Protestante kanë promovuar emblemën, katalogun, ekspozitën dhe pullën postare që i kushtohen 100-vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit Willson dhe Qeverisë së SHBA-ve për ta mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndaj NATO-s, Serbia duhet të jetë falënderuese dy herë, që nuk ua kanë lejuar edhe më tej të bëjnë krim në Kosovë.
“Në kuadër të përvjetorëve të rëndësishëm, ne kemi pasur nderin që para pak ditësh të kemi ish presidentin Bill Clinton, Albright, Wesley Clark, në atë kohë është ditur që nderim do të bëhet edhe për presidentin Willson. Një sjellje e tillë buron nga ajo që përjetuam ne, në fund të shekullit XX. Aeroplanët e jetës e ndalin tragjedinë në Kosovës. Ndalja e kësaj tragjedie është një vepër e mirë për shqiptarët. Ky veprim i NATO-s i ka bërë nder të madh edhe shtetit serb për të mos bërë edhe më shumë krime. Falënderimin më të madh duhet t’ia bëjë vet Serbia. Duke qenë kështu u bënë dy të mira”, tha ai.
Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha,ka ndarë pullën postare që i kushtohet 100 vjetorit të konferencës së Parisit.
“Me rastin e 100 vjetorit të konferencës së paqes në Paris, Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare për presidentin e 28, Willson. Miqësia me shtetin amerikan që lindi para 100 vitesh u përjetësua para 20 viteve. Pulla postare për Willson do të jetë më e veçanta”, u shpreh ai.
