75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pacolli në takim me kryediplomaten norvegjeze, bisedojnë edhe për raportet Kosovë- Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, është takuar me kryediplomaten norvegjeze, Ine Eriksen, me të cilën u dakordua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli tha se gjatë këtij takimi, i shpjegoi kryediplomates faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjeve e shteteve demokratike, evropiane.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Në fillim të ditës së sotme, pata nderin të mirëpres kryediplomatën Norvegjeze, Ine Eriksen.

Norvegjia ështē vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror. Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane.

U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar. Jemi të inkurajuar me faktin se kemi miqësi dhe partneritet me vende si Norvegjia.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and indoor
Image may contain: 2 people, screen and indoor
Image may contain: 5 people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, screen and indoor