ZYRTARE: Lampard lejohet të bisedoj me Chelsean
Largimi i Maurizio Sarrit e ka lënë të lirë pozitën e trajnerit të Chelseas.
Tekniku italian u largua për të nënshkruar me kampionët e Serie A, Juventus.
Pozitën e tij te Chelsea me shumë gjasë do ta marrë legjenda e klubit, Frank Lampard, shkruan Indeksonline.
Derby Country ka njoftuar se i ka dhënë leje skuadrës londineze të kontaktoj me trajnerin e tyre.
“Derby County mund të konfirmojë se ka dhënë leje për Chelsea për të folur me Frank Lampard rreth pozicionit vakant menaxherial në Stamford Bridge”, ka ahkruar klubi.
Lampard ka qenë pjesë e Chelseas për 13 vite, ku në 429 paraqitje ka shënuar 147 gola. /IndeksOnline/
Derby County can confirm that they have granted permission for Chelsea to speak to Frank Lampard about the vacant managerial position at Stamford Bridge.
— Derby County (@dcfcofficial) June 25, 2019