Serbët e veriut me plan për ta bllokuar kufirin në Brnjak dhe Jarinje
Biznesmenët serb të veriut të Mitrovicës kanë marr vendim që me 1 dhe 2 korrik të mos punojë asnjë subjekt afarist në këtë pjesë. Krejt kjo për të paraqitur situatën sa më të rëndë dhe për ta përmbushur kërkesën e Beogradit se kinse një katastrofë humanitare ka goditur veriun e Mitrovicës si pasojë e mungesës së produkteve ushqimore nga Serbia.
Biznesmenët serbë po ashtu u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të mos blejnë produkte shqiptare.
Burimet e Indeksonline kanë treguar se në takimin e mbajtur mbrëmë mes biznesmenëve serbë Radosh Petroviciq, Radule Steviq, Dragan Katolik, Vllaskoviqit e biznesmenë tjerë nga komuna e Mitrovicës e Zveçanit është diskutuar edhe mundësia e bllokimit të pikave kufitare në Brnjak dhe Jarinje.
Për bllokim ose jo të kufirit, Indeksonline mëson se do të vendoset të martën në takimin e radhës që do ta mbajnë serbët në lokalet e Metllac në Zveçan.