75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘I pabesueshëm’ vendimi i Kushtetueses për Sveçlën, thotë se “kiameti” është afër

Shumica e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në të cilat ishte ankuar Vetëvendosja ishin kundër tyre, mirëpo sot ndodhi ndryshe.

Institucioni i drejtësisë vendosi që ta zhvesh nga përgjegjësia Ekipin Negocitoar, të cilin e udhëhiqte PSD dhe NISMA.

Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla është shprehur i “habitur” me këtë vendim.

Madje, ai ka thënë se “kiameti po afrohet”.

Më tej, deputeti i partisë së Albin Kurtit paralajmëron se së shpejti do ta rrëzojnë edhe qeverinë “Haradinaj”.

Postimi i plotë:

“Kiameti” afër.

Suksese të njëpasnjëshme të Lëvizjes!

Tash edhe qeverinë ta rrëzojm me mocion e të sjellim ndryshimin e vërtetë.

#matrapazëtnëPANik