75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: NATO, garancë për paqe dhe siguri!

Kryemininistri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit, Gjeneral Brigade Uwe A. Becker, ka thënë se NATO është garancë për paqe dhe siguri në rajon.

Haradinaj ka thënë se si vizion kanë t’i bashkohen familjes së popujve të lirë, NATO-së dhe t’i shërbejnë paqes, transmeton Indeksonline.

“Kontributi dhe përkushtimi i NATO-s, garancë për paqe dhe siguri në rajon!Sot, në Ceremoninë e Ndërrimit të Drejtorit të NALT-it, Gjeneral Brigade Uëe A. Becker shpreha mirënjohjen e posaçme ndaj tij për shërbimin e pashoq përgjatë 10 muajve në Kosovë dhe shpreha përkushtimin tonë për partneritet edhe me Drejtorin e ri, Gjeneralin Michael Oberneyer. Si Kosovë kemi një vizion, një vizion të vetëm. t’i bashkohemi familjes së popujve të lirë, NATO-s dhe bashkarisht t’i shërbejmë paqes”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/