Publikohet kalendari i Bundesligës, fillon më 16 gusht
Bayern i Mynihut do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion me një ndeshje shtëpiake kundër Hertha Berlinit.
Kjo sfidë do të çelë kampionatin e ri, që do të nisë të premten, më 16 gusht. Më pas kampionët do të vizitojnë Schalke-n, ndërsa në javën e tretë do të presin Mainz.
Borussia Dortmund, që lëshoi ndjeshëm në garën për titull në pjesën e dytë të sezonit, do ta nisë kampionatin në shtëpi ndaj Augsburg, ndërsa më pas do të përballet me debutuesit Koln e Union Berlin.
Unioni, që merr pjesë për herë të parë në histori në Bundesligë, do ta nisë në shtëpi, ndaj RB Leipzig.
Der Klassiker, mes Dortmund e Bayern, do të zhvillohet fillimisht në Bavari në mesin e nëntorit.
