Tym i madh po del nga një ndërtesë banimi në Prishtinë
Tym i madh ka nisur të dal nga një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.
Lexuesit kanë dërguar menjëherë video nga ky rast ku sipas të cilëve tani janë njoftuar edhe autoritetet, policia dhe zjarrfikësit të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.
Tymi po del nga kulmi i ndërtesës pesëkatëshe dhe deri tani nuk ka informacione për shkaktarin as për dëmet materiale./Indeksonline/