Juventusi bën transferimin e dytë, ‘peshkon’ te Roma
Pas Aaron Ramseyt, Juventusi është gati të zyrtarizojë goditjen e dytë në këtë afat kalimtar.
Kampionët e Italisë kompletuan afrimin e Luca Pellegrinit nga Roma, si pjesë e marrëveshjes së kalimit të Spinazzolas në kryeqytet.
20-vjecari, luajti pjesën e dytë të sezonit të huazuar te Cagliari, ndërkohë që pasi të kryejë vizitat mjekësore me Juventus, ai do të jetë lojtari më i ri I bardhezinjëve.
Pellegrini do të nënshkruajë një kontratë 5-vjecare me Kampionët e Italisë, duke përfituar 1.3 milionë euro në sezon.