75 Mall Live Search
21:20 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rama: Dita e paralajmëruar e ‘Kiametit’ u kthye në të diele normale, molotovët u zëvendësuan me harmonika

Lideri i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar para mediave pas përfundimit të votimit në gjithë vendvotimet.

Rama tha se sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar, nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen përpara në rrugën e normalitetit shoqëror dhe integrimit të popullit shqiptar në familjen e popujve të Evropës.

“Sot fitoi e ardhmja,  fitoi shteti, fitoi  forca e politikës,  fitoi qytetaria, fitoi shpresa. Fitoi me të drejtë me dinjitet Shqipëria evropiane e fëmijëve tanë, humbi me turp Shqipëria e djeshme”, tha Rama.

Ai këtë e cilësoi një “fitore e vështirë mbase më e vështira, sepse nuk luftuan mes veti kundërshtarët në zgjedhje,  por luftoi vet sistemi ende i brishtë demokratik me kundërshtarët”.

Rama është shprehur falënderues ndaj qytetarëve, ndaj BE-së dhe delegacionit evropian në Shqipëri dhe përfaqësuesve të botës demokratike që dhanë një dorë në këtë betejë të rëndë.

“Jo faleminderit por edhe ndjesë, shumë ndjesë kujtdo nga miqtë e huaj që u bënë objekt i i sulmeve të dukshme personale që na turpëruan të gjithëve si popull, si vend. Pas pak hyjmë në një ditë të re që gjenë Shqipërinë të çliruar nga makthi, por njëkohësisht dita e re vjen e ngarkuar me barrën e rëndë të sfidës së madhe të kurimit të plagës që hija e marrëzisë përparëse ka lënë pas popullit të Shqipërisë dhe më tej akoma. Vet populli shqiptarë i lidhur në gjuhë dhe ardhmëri nuk e meritonte të dëgjojë dhe përjetojë me muaj që dukeshin si vite, në errësirë frikësuese të tërë gjysmës që iki të vitit, që dukej sikur do të shqyhet nga copat e trupit dhe do të kthehen prapshtë kohën shqiptare. Zgjedhësit e këtij vendi nuk e meritonin tërë atë presion kriminal dhe mizerabël mbi shpirtin dhe mendjen e tyre”, tha Rama, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se Shqipëria nuk e meritoi përgatitjen e planit anti-shqiptarë dhe anti-kombëtarë që u bë.

“Ky vend nuk e meritoi përgatitjen e këtij plani anti-shqitparë dhe anti-kombëtarë.  Populli sot bën atë që populli bën kur vjen dita të flasë, si i vetmi sovran në hapësirë drejt demokracisë. Ata folën se s’ka më qartë e s’ka me bukur. Qoftë duke shkuar të votojnë, apo duke mos shkuar të votojnë ata folën me gjuhën e paqes dhe të respektit për njër-tjetrin. Ata kthyen qytetarisht ditën e paralajmëruar të ‘Kiametit’ në një të diele normale të qytetarisë, ku molotovët u zëvendësuan në harmonika. U krye për bukuri ajo çka dukej si rruga pa krye e rezistencës sonë të politikës, kundër demokracisë, kundër shtetit dhe kundër vetë vendit që Shqipëria kishte parë ndonjëherë. Pas pak fillon një ditë e re, dita dhe koha kur ne përfaqësuesit e vullneti të rishprehur të shqiptarëve do të fillojmë të bëjmë punën tonë. Në radhë të parë duke u përulur shumë më tepër se deri më sot përpara popullit, duke reflektuar më tepër sesa deri sot, përpara paqësorë në nivelin qendror dhe vendor gjithashtu”, tha ai.

Rama theksoi se qysh sot nuk u fitua vetëm beteja, por lufta e të gjitha zgjedhjeve të radhës.

“Edhe sot Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatësh, parti molotovësh, bojkot zgjedhjesh dhe fronte armiqësore politike. Asnjë iluzion të mos ushqejë askush prej nesh, se nuk kemi bërë vetëm punë shumë të madhe, por edhe punë të zhvillimit dhe disa punë që më mirë mos t’i kishim bërë fare pasi është bërë gabim, ndonjëherë edhe keq. Punët që kemi bërë deri këtu nuk mjaftojnë aspak, e nëse nuk e kuptojmë këtë tamam kështu siç është dhe siç po e them, njerëzit nga nesër do të jenë me plotë të drejtë shumë më pak të duruar nga ne dhe shumë më pak të prirur të luftojnë të metat dhe gabimet tona dhe pastaj të na falin. Nëse larg qoftë gabojmë në lejimin e mbështetje së madhe që morëm, duke kujtuar se është rezultat i meritave të qeverisje sonë, investimin e tyre të sotëm tek e ardhmja, tek demokracia dhe rruga evropiane. Prandaj të mos harrojmë asnjë çast nga nesër e kemi vetëm një meritë për fitoren e kësaj dite historike, kemi meritën që qëndruam në anën e duhu të historisë duke zgjedhur rrugën më të vështirë dhe atë që duket thuajse e pamundur”, shtoi Rama./Indeksonline/