Vuçiq denoncohet në Policinë e Gjermanisë, pasi shpifi për kosovarin Ejupi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është denoncuar në organet e sigurisë në Gjermani nga Florim Ejupi.
Ky denoncim erdhi pasi presidenti serb e akuzoi kosovarin për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Avokati i Ejupit, Mahmut Halimi ka konfirmuar për “Indeksonline” këtë rast.
“Po, para pak çastesh kam folur me Florimin dhe ai më ka treguar se e ka denoncuar rastin në Policinë Gjermane. Më tregoi, tha kam shku menjëherë dhe e kam lajmëru rastin në Policinë e Gjermanisë dhe më kanë thënë: ti mos u shqetëso për këtë punë, ne merremi me organet e Serbisë”, është shprehur Halimi.
Sipas tij, sonte ose më së largu nesër, organet e sigurisë në Gjermani do të deklarohen rreth kësaj çështje.
Ndryshe, presidenti Vuçiq ka deklaruar se Florim Ejupi është i akuzuar për vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. /Indeksonline/