75 Mall Live Search
21:45 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Visar Bekaj largohet nga Prishtina, transferohet jashtë vendit

Klubi i futbollit, Prishtina përmes një statusi kanë konfirmuar që portieri i tyre, Visar Bekaj do të largohet.

Ata kanë treguar se ai do të transferohet në një ekip jashtë Kosovës, transmeton Indeksonline.

Bekaj është shprehur mirënjohës ndaj Prishtinës dhe trajnerit Mirel Josa.

Më poshtë lexojeni postimin e plotë të Prishtinës:  

Faleminderit për gjithçka, Visar! ??

Visar Bekaj do të transferohet jashtë vendit
Bekaj: Mirel Josa është ndër më meritorët”

Prishtinë, 4 korrik 2019 – Njëri ndër portierët më të mirë shqiptar që ka pasur Prishtina, Visar Bekaj, 22 vjeçari, pothuajse ka mbyllur të gjitha negociatat e transferit në futbollin ndërkombëtar.

Më meritori, pa dyshim, për transferin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë nga futbolli ynë, është kryetari Ejupi dhe besnikëria e portierit Bekaj ndaj kryetarit Ejupi dhe klubit Prishtina.

Bekaj, me gjasë të madhe në Gjibraltar ka zhvilluar ndeshjen e fundit zyrtare me Prishtinën dhe shumë shpejt pritet të transferohet në klubin e ri, ndërsa për detajet tjera ditëve në vazhdim.

“I jam mirënjohës presidentit Ejupi që ka punuar shumë të më gjej aranzhman atje ku pretendoja. I jam mirënjohës të gjithë trajnerëve, stafit dhe lojtarëve me të cilët kam punuar. Më mbetët peng dhe ëndërr titulli i kampionit me Prishtinën, por besoj shumë se vetëm me trajner Josën, i cili është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, do t’ia arrijnë qëllimit dhe të rikthejnë titullin në sezonin që po vjen. Ky nuk është mendimi vetëm i imi, por i të gjithë shokëve të skuadrës”, ka thënë gardiani emblematik i Prishtinës.

Bekaj me Prishtinën ka 133 ndeshje të zhvilluara.