75 Mall Live Search
12:30 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Prishtina ka mbajtur negociata me këtë trajner për të zëvendësuar Josën

Pavarësisht njoftimit të Prishtinës që trajneri Mirel Josa do të qëndroj, e ardhmja e tij te ekipi nga kryeqyteti nuk është e sigurtë.

Sipas burimeve të Indeksonline, zyrtarë të klubit ‘bardhë e kaltër’ kanë zhvilluar negociata me trajnerin e Kosovës U19, Ramiz Krasniqin.

Ky i fundit ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që të lejohet të udhëheq ekipin kombëtar edhe një skuadër.

Edhe pse kjo nuk bie ndesh me rregullat e UEFA-së, FFK-ja nuk lejon.

Problemi te Prishtina për trajnerin Josa është se disa zyrtarë të lartë kërkojnë që ai të shkarkohet, ndërsa presidenti Remzi Ejupi e mbështet qëndrimin e trajnerit shqiptar. /Indeksonline/