Vuçiq planifikon që të vijë në Kosovë në muajin shtator
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një konferencë tha se Serbia në dy ditët e fundit ka arritur të furnizoj të gjitha marketet në veri të Kosovës me mallra shtesë.
Tutje, ai tregoi se po përgatitet që të vijë në Kosovë gjatë muajit shtator apo tetor, transmeton Indeksonline.
“Kur do të shkojë në Kosovë? Në shtator ose tetor, kur ne jemi në gjendje të treojmë se çfarë kemi bërë nga programi i investimeve për Kosovën por deri atëherë ne do të furnizojmë njerëzit që të mbushin raftet që të sigurojnë mbijetesën e tyre.”, tha ai.
Por, ai shtoi se ka dëshirë që në shtator apo tetor ta vizitoj Kosovën.
Tutje, ai tha se në ditët e ardhshme, Serbia do të jetë në gjendje të dërgoj mallra shtesë në veri të Kosovës.
Ai shtoi se nuk është e lehtë por beson se Serbia do të sigurojë jo vetëm që njerëzit tanë nuk janë të uritur dhe të etur por të kenë një jetë normale dhe të denjë.
Vuçiq ka folur për çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Ai beson se me deklaratat e tij pak ditë më parë rreth kësaj vrasje ka shkaktuar nervozë tek përfaqësuesit politikë në Kosovë por edhe të disave në Beograd./Indeksonline/