75 Mall Live Search
17:35 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bottas siguron “pole position” në Silverstone

Valtteri Bottas me Mercedes siguroi “pole position” në pistën e Silverstones, të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1.

Piloti finlandez pati kohën 1’25”093, rekord për këtë pistë, duke lënë pas me vetëm 6 të mijtat më shumë shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. Kjo është hera e parë që Bottas siguron “pole” në Angli.

Pra, dy pilotët e Mercedesit do ta nisin garën nga vija e parë e startit, ndërsa i treti u rendit Charles Leclerc me Ferrari.

Ai u përpoq të rivalizojë disi, duke qenë 79 të mijtat më i ngadalshëm se Bottas. Në vendet 4-5 u klasifikuan dy makinat Red Bull, me Max Verstappen që la pas Pierre Gasly, ndërsa Sebastian Vettel me Ferrari uklasifikua i gjashti.

Gara do të zhvillohet ditën e diel, me start ora 15:10, e cila pritet të jetë spektakolare me tri pilotët e parë që janë shumë pranë njëri-tjetrit.