75 Mall Live Search
12:23 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kundërshtarët e Feronikelit zbarkojnë në Kosovë

Feronikeli nesër luan ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër The New Saints.

Kampionët e Kosovës të cilët në ndeshjen e parë barazuan 2-2 do të kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj uellsianëve, shkruan Indeksonline.

TNS ka arritur në Prishtinë një ditë para ndeshjes kthyese që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Ata kanë postuar fotografi nga aeroporti dhe gjatë rrugës me autobus. /IndeksOnline/