Ylli i Real Madridit Marcelo thotë se Eden Hazard nuk është më i mirë se Neymari
Marcelo beson se Eden Hazard nuk është më i mirë se Neymar.
Hazard erdhi tek Reali nga Chelsea në një marrëveshje me vlerë 130 milionë funte.
Hazard është duke impresionuar me paraqitjet e tij në seancat e trajnimit para fillimit të sezonit dhe duket se do të bëhet lojtari kryesor për Zinedine Zidane., transmeton Indeksonline.
Por Marcelo ndjen se bashkëlojtari i tij tek kombëtarja e Brazilit, Neymari i cili po kërkon të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, ka avantazh ndaj Hazard.
‘Eden është një lojtar i lartë,’ tha Marcelo në një intervistë me Marca .
“Një lojtar i kualitetit të lartë dhe ashtu si Neymar ka kualitetin që të jetë në top pesë”.
“Ai është mbresëlënës, nuk mund t’i krahasosh, por Neymar është më i mirë për mua”./Indeksonline/.