Presidenti Trump i del në mbrojtje reperit i cili po mbahet i burgosur në Suedi
Reperi A$AP Rocky është duke qëndruar për javën e 3të radhazi në burg në Suedi, dhe ai ende nuk është as i akuzuar, por pritet që së shpejti të ngritet aktakuza ndaj tij, edhe pse ai në njëfar forme e ka dëshmuar përmes një video se nuk ishte i përfshirë në një përleshje që ndodhi në Stokholm, transmeton Indeksonline.
Burimet e afërta me reperin kanë thënë për TMZ se ai po mendon se po mbahet në burg vetëm pse është i zi.
Një grup i madh i njerëzve të estradës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar kundër kësaj mbajtje ‘peng’ të reperit A$AP Rocky.
Teksa reagimi ka ardhur edhe nga presidenti i shtetit më të fortë në botë, Donald Trump i cili ka shkruar në Twitter: “Kisha një telefonatë shumë të mirë me kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven i cili më siguri se qytetari amerikan A$AP Rocky do të trajtohet me kujdes. Për të nuk do të ketë asnjë rrezik dhe ofroi garancinë e tij për një zgjidhje të mundshme…
Ai gjithashtu bëri të ditur se do të ketë përsëri telefonatë mes tyre për të zgjidhur problemin. /Indeksonline/
