Juventusi përgatit një marrëveshje shkëmbimi për Neymar
Kampionët e Serie A, Juventusi thuhet se janë gati të bëjnë një ofertë të madhe për Paris Saint-Germain në një përpjekje për të nënshkruar Neymar.
Mundo Deportivo e ka bërë këtë pretendim dhe ata thonë se Juventusi mund të jetë i gatshëm të dorëzojë dy lojtarë Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi për Neymar, transmeton Indeksonline.
Neymar është i lidhur gjithashtu me një kalim në ish-klubin e tij, Barcelonës./Indeksonline/