Irina nuk është e gatshme të gjejë dikë tjetër, përqëndrohet te vajza Lea
33 vjeçarja Irina Shayk duket se nuk është gati të gjejë dikë tjetër pas ndarjes së bujshme nga aktori 44 vjeçarë Bradley Cooper, ndarje kjo që ishte top lajm nëpër mediat rozë, shkruan Indeksonline.
Modelja pas ndarjes nga aktori, e vetmja gjë që i bashkon është vajza e tyre dy vjeçare Lea de Seine.
‘Irina nuk po takohet me askënd tanimë’ ka thënë një burim për E News.
“Ajo është e fokusuar vetëm në vajzën e saj dhe po kalon kohë me të. Ajo do të donte të takonte personin e duhur në të ardhmen por nuk është kjo prioritet për momentin” : thuhet ndër të tjera. /Indeksonline/

