Futbollistit Cesc Fabregas i ndalohet vozitja e veturës
Yllit të futbollit spanjoll Cesc Fabregas i është ndaluar vozitja e veturës pasi që ishte duke vozitur me shpejtësi 68 mph në një zonë me shpejtësi të kufizuar 40 mph.
Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelsea, i cili po voziste në 68 mph, i është ndaluar vozitja për gjashtë muaj, transmeton Indeksonline.
Në gjykatë u tha se ai udhëtonte me një Land Rover në jug-perëndim të Londrës, dhe kur ishte ndaluar i kishte thënë policisë “Nuk po shkoj aq shpejt”.
Fabregas iu bashkua AS Monaco nga Chelsea në janar të këtij viti./Indeksonline/.