75 Mall Live Search
17:23 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova humb edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian

Basketbollistët e Kosovës U-18 kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian ndaj Suedisë me rezultat 76:60. Kjo humbje vjen pas disfatës së djeshme ndaj Hungarisë me rezultat 55:78, shkruan Indeksonline.

Dardanët e rinj luftuan mjaft në këtë duel duke e çuar rezultatin në 50:48 në çerekun e katërt, megjithatë nuk arritën ta mbanin atë ritëm të lojës.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Austrisë, nesër nga ora 13:00/Indeksonline/