Çfarë i tha Nicolas Pepe Napolit para se ta “vjedhte” Arsenali ?
Nicolas Pepe ishte plotësisht i përgatitur për t’u bashkuar me Napoli në Serie A përpara se Arsenali të fillonte vjedhjen e tyre mahnitëse për yllin.
Sipas raporteve në Itali, Pepe i kishte thënë bosit të Napoli, Carlo Ancelotti se ai do të nënshkruante për klubin.
Por Arsenali u hyri në mes dhe tani është pajtuar me një kontratë me Lille me vlerë 80 milionë euro për anësorin.
Sezoni mahnitës i Pepes në Ligue 1 e pa atë të lidhur me disa nga klubet më të mira në Evropë.
Manchester United dhe Liverpool e kane ndjekur anësorin, i cili ka arritur 22 gola dhe 11 asistime për Lille sezonin e kaluar.
Pepe ishte i vetmi lojtar në pesë divizionet më të mira të Evropës që kishte mbi 100 goditje, fitoi mbi 100 faula në 2018-19.
Dhe sipas gazetës italiane La Repubblica, Napoli besonte se ata vendosën të fitonin garën për nënshkrimin e tij, transmeton Indeksonline.
Ata thonë se Pepe i tha Ancelottit se ishte i gatshëm të shkonte në Itali, por pronari i Azzurrit, Aurelio De Laurentiis, nuk ishte i gatshëm të takonte vlerësimin e Lille.
BBC jep një version tjetër të ngjarjeve, duke deklaruar se Napoli e pranoi çmimin e kërkuar të Lille, por propozimi i tyre u refuzua nga kampi i lojtarit.
Presidenti i Lille Gerard Lopez zbuloi kohët e fundit katër klubet që kishin paraqitur oferta që ishin të pranueshme, por Gunners doli si fitues./Indeksonline/