75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Messi mund të dënohet me 6 muaj moslojë me Argjentinën

Super-ylli i Barcelonës, Leo Messi mund të marrë një dënim nga CONMEBOL për rreth 6 muaj moslojë me përfaqësuesen e Argjentinës.

Argjentinasi do të humbasë 6 miqësore me kombëtaren dhe një paraqitje në Kupën e Botës nëse merret ky vendim, përcjell Indeksonline.

Ky dënim vjen për shkak të akuzave për korrupsion që i bëri Messi drejtuar Federatës së futbollit të Amerikës Jugore./Indeksonline/