75 Mall Live Search
11:02 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ledri deshi të bëhej futbollist: “Nuk munda të regjitrohem, ishte mbushur numri”

Tani ai është një nga reperët më të mirë dhe më të kërkuar shqiptar, kjo për shkak të këngëve të tij që menjëherë kthehen në hite dhe priten mjaft mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.

Ledri së fundmi ka rrëfyer për ‘Assist’ pasionin e tij të fshehtë për futbollin.

“Sinqerisht fillimisht e kam dashur futbollin, por më kujtohet që s’kisha mundur të regjistrohem te 2 Korriku sepse ishte mbushur numri” : tha reperi Vula.

“Më pas fillova me basketboll dhe më hyri shumë në zemër”: tregoi më tutje Ledri.

Kujtojmë që Ledri Vula njihet si një adhurues i madh i sportit të basketbollit, dhe është i angazhuar edhe si nënkryetar i KB të Prishtinës. /Indeksonline/