Pasi e falimentoi Skënderbeun, Takaj blenë skuadrën tjetër shqiptare
Burime të sigurta pranë klubit të Dianamos së Tiranës të kontaktuar dje bën me dije se presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj bashkë me një donator tjetër, një emër i njohur në futbollin shqiptar pritet që të financojnë skuadrën e Dinamos.
Kjo lëvizje është e mirëmenduar dhe duket se ka filluar që të marrë ketë formë sapo është zbardhur vendimi i “CAS”, shkruan ‘VipSport’.
Por që mund të trazojë ujërat jo vetëm për tifozët korçarë dhe ata dinamovitë por edhe për skuadrat e tjera sa i përket mënyrës së ngjitjes në Superiore.
Dinamo ka dalë më shitje që në sezonin e shkuar, madje për klubin blu janë interesuar biznesmenë shqiptarë dhe të huaj.
Në qoftë se Takaj zyrtarizon kalimin te Dinamo që është shumë pranë pasi ditët e fundit ka pasur takime me drejtuesit blu do të thotë që FSHF në 31 korrik mund të zbresë Skënderbeun nga Superiorja.