75 Mall Live Search
12:02 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pogba po i dështon, Reali kërkon gjysmëfinalistin e Liges se Kampionëve

Mesfushori i Ajax, Donny van de Beek, po ndiqet nga afër prej Real Madridit, sipas gazetës holandeze, “De Telegraaf”. Kjo pistë është shumë e mundshme për të bardhët, veçanërisht nëse “operacioni Pogba” nuk materializohet deri në fund të merkatos së kësaj vere. “Madridi po ngulmon gjithnjë e më shumë për Van de Beek, – thotë gazetari i gazetës holandeze, Mike Verweij, përpara se të shtojë: – E vetmja pengesë për Ajax është se periudha e nënshkrimeve zgjat deri më 1 shtator”.

Nga Holanda pohojnë se klubi i bardhë nuk ka pushuar asnjëherë së interesuari për Van de Beek, i cili, në moshën 22-vjeçare është një mundësi e mirë për qendrën e mesfushës së Real Madridit. Zinedine Zidane ka futur në “rreth të kuq” francezin e Manchester United, Paul Pogba, për këtë rol, ndërsa lojtari i Ajax është opsioni B, që mund të bëhet realitet në çdo kohë.

“Ajax nuk mund t’i mbajë yjet e tij të mëdhenj, ndaj nëse duan të largohen nga këtu, ne nuk jemi në gjendje t’i mbajmë”, – tha Overmars, duke u ndalur te mundësia që Van de Beek të shkojë te Real Madridi për 60 milionë euro.