Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë tregon se si me programin nacional janë shpëtuar tri jetë në kohë rekorde
Drejtori I Shëndetësisë në Komunën e Prishtinë,, Bujar Gashi ka paraqitur rezultatet të programit nacional për infarktin.
Gashi përmes një postimi në facebook ka thënë se nga data 08.07.2019 deri më sot janë realizuar tri raste që të gjitha në kohë rekorde në më pak se 100 minuta nga momenti i thirrjes së pacientit.
Ja postimi i tij në Facebook:
Qytetarë të Komunës së Prishtinës.
Sot kam kënaqësinë të paraqes para jush
rezultatet e para të programit nacional për infarktin akut te miokardit me St
elevim brenda 120 minutave.
Nga data 08.07.2019 deri më sot janë realizuar tri raste që të gjitha në kohë
rekorde në më pak se 100 minuta nga momenti i thirrjes së pacientit, vizita nga
ekipet e QMU-së, transporti direkt në sallën për kateterizim koronar, deri te
perfundimi i stentimit.
Me këtë angazhim u shpëtuan tri jetë.
Gjithmonë prioritet i yni: shëndeti dhe jeta e qytetarit.
Falenderimet për bashkëpunim dhe kordinim të plotë shkojnë për Qendrën e Mjekësisë Urgjente, Qendrat e Mjekësisë Familjare, SHSKUK- Kardiologjinë Invazive
Urime qytetarë të Prishtinës


