Krasniqi thotë se shpërndarja e Kuvendit është dobësi e të qeverisurit
Kryetari i Këshillit Nacional të NISMA-s për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës më 22 gusht, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të reja.
Krasniqi i ka reaguar edhe deklaratave të Veselit dhe Hoxhajt, që theksuan se çka u vendos sot ishte meritë e tyre.
Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, theksoi se kjo nuk ëshë për t’u lëvduar, sepse me këtë rast vendit më të varfër në Evropë do t’i harxhohen edhe disa milion nga buxheti i shtetit.
“Sot po flitet për një “sukses” të madh, për mundsin e shpërndarjes se kuvendit te legjislaturës së gjashtë (të katërtën pas Pavarësisë)?! Në fakt, sa mund të jetë sukses shpërndarje e Kuvendit të cilit qytetarët ia kishin dhënë mandatin për katër vjet. Madje sa mund të krenohen ata që gjatë gjithë legjislaturave ishin në Kuvend, ishin edhe në qeverisje, premtuan male më mjaltë e qumësht e në anën tjetër njerëzve ua dhanë ikjen për një vend pune?! Madje pas Pavarësisë asnjë legjislaturë nuk arriti ta çojmë deri në fund mandatin?! Dhe jo vetëm kjo, por duke mos e quar deri në fund mandatet (jo pa fajin e Kryeministrave), vendi më i varfër i Evropës arriti t’i shpenzojë miliona euro të Buxhetit të shtetit. Pra, askush nuk duhet të lavdrohet për keq qeverisje”.
Tutje, ai ka shtuar se nuk është meritë për ndonjë individ apo parti shpërndarja e Kuvendit, përkundrazi është dobësi e të qeverisurit.