Autobusi urban në Prishtinë qarkullon me derë të hapur e pa xham
Shpesh qytetarët hasin në vështirësi pikërisht për shkak të trafikut të madh në Prishtinë.
E ka edhe qytetarë të cilët nuk ia mësyjnë qytetit me makinat e tyre, por preferojnë autobusët urban, shkruan Indeksonline.
Një autobus urban i linjës 7 “Qëndrimi”, sot është parë duke qarkulluar në qytet, ku i njëjti udhëtonte me derë të hapur e pa xham, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve./Indeksonline/
