Këshilla të bazuara në shkencë për takime më të mira në punë
Punëtori tipik kalon gjashtë orë në javë në takime dhe menaxherët mesatarisht 23 orë takime në javë, pothuajse një ditë të plotë. Kjo është për të ardhur keq sepse takimet zakonisht janë të tmerrshme. Për fat të mirë, shkenca ka bërë hulumtime për të ndihmuar që të ketë takime më të suksesshme.
Vendosni qëllime të qarta. Cili është qëllimi i këtij takimi?
Sigurohuni që në të vërtetë ky duhet të jetë një takim. Zgjidhja e problemeve, vendimmarrja dhe diskutimet funksionojnë mirë në një format takimi, por për aktivitete të tjera, një dokument i përbashkët Google ose një email masiv mund të funksionojë po aq mirë, transmeton Indeksonline.
Shkruani dhe qarkulloni një axhendë në mënyrë që të gjithë të mund të jenë të përgatitur.
Përsërite dhe përcille axhendën.
Drejtojeni bisedën larg shprehjeve të kota (“Asgjë nuk mund të bëhet”, Kjo është e pashpresë”) dhe drejt shtrimit të pyetjeve (“Si mund ta përmirësojmë [x] duke pasur parasysh që nuk ka punuar?”).
Inkurajoni pjesëmarrjen nga të gjithë. Sepse kur njerëzit thjesht ulen dhe janë pasiv në atë takim atëherë do të bëhet pytja se për se këto informata nuk ka mjaftuar të transmetohën me email.
Trajtoni komentet e të gjithëve me respekt. Duke mos e tallur ose minimizuar një ide, madje edhe një të tmerrshme, kurajoni njerëzit e tjerë që të flasin.
Shaka përreth! Një atmosferë optimiste është më e favorshme për bashkëpunim.
Dërgoni një anketë të shpejtë duke kërkuar përshtypje mbi takimin, dhe përdorni këtë për të planifikuar takimin e ardhshëm. Kjo i kthen edhe takimet më të këqija në mundësi mësimi./Indeksonline/.