Matuidi refuzon Monacon, do të luftojë për vendin e tij te Juve
Sipas asaj që është raportuar nga gazeta franceze L’Equipe, mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi ka hedhur poshtë një propozim nga skuadra e Ligue 1 AS AS Monaco në mënyrë që të qëndrojë me Bianconeri për një sezon tjetër.
Francezi, i cili ka qenë pjesë thelbësore e mesfushës së Juventusit prej disa vitesh, ende mendon se ai ka një vend në skuadër dhe për këtë arsye ka hedhur poshtë mundësinë për t’u rikthyer në ligën franceze, transmeton Indeksonline.
Pas transferimeve të mesfushorëve Ramsey dhe Rabiot, konkurenca i është shtuar shumë francezit, i cili do të duhet të djersisë fanellën për një vend në formacionin bazë./Indeksonline/