Mësohet paga marramendëse që do ta marrë lojtari i ri i Gjilanit që erdhi nga Shqipëria
Gjilani sot zyrtarizoi transferimin e ri, që është Ylli Shameti, futbollisti luante në skuadrën e Kukësit.
E paga që do ta marrë ky futbollist te ekipi kosovar, pritet të jetë rreth 4 mijë euro, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu flitet se futbollisti ka marrur paradhënje disa mijë euro nga Gjilani, për ta bindur atë t’i bashkohet kësaj skuadre.
Për Yllin ishin të interesuara edhe Tirana dhe Partizani./Indeksonline/.