75 Mall Live Search
23:27 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lista Serbe deklarohet pas takimit Pompeo-Vuçiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha qëndrimi i sekretarit ameriak të Shtetit, Mike Pompeo, se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa, është në përputhje me atë të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë.

Ai në këtë mënyrë ka komentuar takimin e sotëm në New york të presidentit Vuçiq dhe sekretarit amerika të Shtetit, Mike Pompeo, ku është biseduar për Kosovën.

“Dita e sotme është unike në historinë e fundit politike të marrëdhënieve SHBA-Serbi, ku takimi përfundon me një qëndrim të përbashkët për situatën në Kosovë. Ky përparim diplomatik në marrëdhënie është rezultat i politikës përgjegjëse të presidentit Vuçiq, e cila bën që edhe ithtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës ta pranojnë se çështja e Kosovës nuk përfundon me njohje të njëanshme të Kosovës, dhe se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që respekton interesat e Serbisë dhe popullit serb”, tha Simiq.