Sulmohet një zyrtare policore, në Graçanicë
Një zyrtare policore ka njoftuar se derisa ka qenë në postë është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar serb.
Rasti ka ndodhur në Graçanicë. Sipas viktimës gjatë sulmit ankuesi e ka përmendur një dënim, që viktima ia kishte shqiptuar më herët të dyshuarit.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.