75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Reagon Krasniqi për rastin e shkrimit të asistentit: Dikush po e bën që ta dëmtoj prestigjin e Universitetit të Prishtinës

Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka reaguar për rastin e një shkrimi me shumë gabime që pretendohet të jetë i një asistenti të universitetit publik.

Krasniqi e ka quajtur të rrejshëm këtë tekst dhe se dikush po e bën që ta dëmtoj prestigjin e universitetit, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai shtoi se nuk është në dijeni që është pranuar ndonjë asistent së fundmi në UP.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Milazim Krasniqit: 

Po e shoh një shkarravinë duke u zvarritur nëpër fb, gjoja si tekst i një asistenti të pranuar në Universitetin e Prishtinës. Por, gjasat janë që ky tekst është i rrejshëm, me synimin që të dëmtohet prestigji i Universitetit të Prishtinës. Nëse është tekst i vërtetë, duhet të jipet i plotë, me emer e mbiemër. Pra, nuk ka pse fshehet asgjë, nëse synohet informimi korrekt. Por, në dijenin time, nuk ka pasur fare pranime të asistentëve tash e një kohë të gjatë në UP. Poashtu nuk ekziston asnjë degë “gjuhë dhe letërsi shqipe” (në Fakultetin e Filologjisë, jo.) Prandaj, para se ta përhapni një lajm-lajm të rremë, vertetojeni a është e vërtetë. Ata që janë besimtarë, e dinë se Zoti na ka ngarkuar me përgjegjësi që para se ta përhapim një lajm, ta verifikojmë se a është i saktë.