75 Mall Live Search
19:16 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për vetaksidentin në Lipjan, një femër e lënduar

Gjatë ditës së sotshme në qytetin e Lipjanit një veturë është vetaksidentuar duke rënë në ara.

Indeksonline për këtë kontaktoi Zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila e konfirmoi aksidentin.

“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku ne Lipjan, ku është lënduar një person. E lënduara (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.”, u shprehë ajo./Indeksonline/