Arrestohen dy zyrtarë në Komunën e Mitrovicës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës për keqpërdorim të detyrës.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ku sipas tyre, të njëjtit pas intevistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mund të konfirmojmë se, sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës, për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.Të njejtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i Polcisë së Kosovës, Baki Kelani./Indeksonline/