75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Me “kostum” drejt në polici, arrestohet për të shtëna me armë në aheng

Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/