75 Mall Live Search
13:19 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja pse Milani s’ka hequr dorë nga Correa

AC Milan po këmbëngul për Angel Correan, por cila është arsyeja që i qëndron kësaj?

Siç theksohet nga edicioni i sotëm i ”Corriere Dello Sport”, lojtari do të ishte shumë i dobishëm për Marco Giampaolon, i cili po kërkon të ndryshojë sistemin, transmeton Indeksonline.

Futbollisti i Atletico Madridit mund të luajë si një sulmues i dytë dhe si një krah për krah në një treshe sulmuese.

Për më tepër, nëse ishte e nevojshme, ai mund të luante pas sulmuesit në rast se Giampaolo zgjedh për një formacion të tillë.

Prandaj, Giampaolo po e pret atë dhe Bobani dhe Maldini vazhdojnë të punojnë./Indeksonline/